Durrës: Vdes nga i ftohti foshnja 1 muajshe e komunitetit rom

0

Një foshnje vetëm 1 muajshe e komunitetit rom, humbi jetën. Mjekët deklarojnë se shkak i vdekjes është i ftohti.

Mamaja e foshnjes që humbi jetën është Save Sinani, një vajzë 18 vjeçe e komunitetit rom e cila kishte dy javë që ishte vendosur në Durrës dhe ditën lypte nëpër rrugë. Në një intervistë për Ora News vajza nga Elbasani tregoi se ishte martuar me një djalë të komunitetit rom që jetonte në Berat.

Ky i fundit nuk kishte pranuar foshnje dhe e reja ishte larguar nga shtëpia dhe ishte vendosur në Durrës. Ditën dilte të lypte ndërsa natën ajo jetonte në një çadër poshtë Urës së Dajlanit.

“Në vendin e quajtur”Ura e Dajlanit”në lagjen Nr.13, ka ndërruar jetë një foshnje 1 muajsh. Si shkak dyshohet se shkak ka qenë i ftohti. Aktualisht, fëmija ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës dhe për më shumë detaje do ju njoftojmë në vazhdimësi” informon policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here