Duket se kryeministri e ka përnjëmend mosudhëtimin në Evropë

0

Takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi, i paraparë të mbahet më 27 janar në Bruksel, ka gjasa se nuk do të jetë në nivelin e kryeministrave, siç kanë planifikuar fillimisht zyrtarët evropianë, raporton Koha Ditore.

Sipas burimeve të gazetës, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në takimin që ka pasur të premten me drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst, ka përkrahur vazhdimin e dialogut të Brukselit, por ka insistuar se ai, si kryetar i Qeverisë së Kosovës, nuk do të udhëtojë në takimet e Brukselit për aq sa nga ana e Komisionit Evropian nuk ka një rekomandim pozitiv për heqjen e vizave nga ana e BE-së për qytetarët e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here