Duke përmendur Rusinë dhe ISIS-in si kërcënim, Hashim Thaçi kërkon zgjerim të përshpejtuar të BE-së

0

Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe zëvendskryeministri, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO që të shpejtojnë me integrimin e shteve të Ballkanit ose në të kundërtën sipas tij rrezikojnë me shtrirjen e infuencës së Rusisë dhe ekstemistëve islamik në këtë pjesë. Thaçi i ka thënë Reutersit se shpreson për rezultate të prekshme në muajtë në vijim siq është regjimi i ri i vizave të BE-së për Kosovën. “Ky është momenti kur Brukseli duhet të lëvizë nga retorika dhe fjalët e bukura rreth Kosovës në masa konkrete”, ka thënë Thaaçi në Berlin të martën pas takimit të tij me homologun gjerman Frank-Walter Steinmeier. Ministri i jashtëm i Kosovës ka bërë thirrje për një proces të përshpejtuar anëtarësimi.”Be-ja nuk duhet të vonohet me procesin e pranimit, zgjerimit dhe integrimit të Kosovës dhe regjionit në Unionin Evropian por poashtu edhe në NATO”, ka thënë ai. Rusia ka tërhequr paralele mes aneksimit të Krimesë së Ukraines nga ana e saj gjatë vitit të kaluar dhe përkahjes ushtarake të NATO-së për vetvendosjen e Kosovës më 1999. Thaçi e ka kundërshtuar këtë çasje dhe thotë se e ardhmja e Prishtinës është në familjen Euro-Atlantike. “Çdo vonesë në këtë proces është e rrezikshme. Ajo hap rrugën për depërtimin dhe rritjen e ndikimit të Rusisë në aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak”, ka theksuar ai. “Por kjo poashtu e hap rrugën edhe për depërtimin dhe infleuncën e ISIS-it në regjion”, ka shtuar Thaçi duke iu referuar shtetit islamik. Thaçi ka thënë se Prishtina ka arrestuar shumë të dyshuar për terrorizëm, ndër të cilët edhe imamë të dyshuar për nxitjen e ekstremizmit dhe ka ndërmarrë edhe aksione të tjera për të treguar se është një anëtare entuziaste e koalicionit global kundër ISIS-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here