Dukagjin Gorani: “Protesta e fundit i befasoi ndërkombëtarët”

0

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, analisti i tashëm me mundësi politikani i nesërm, Dukagjin Gorani, ka thënë se protesta e fundit e ka befasuar edhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Deklaratat e koalicionit qeveritar, se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në 2018-tën apo se me 11 shkurt koalicioni do t`a zgjedh Hashim Thaçin kryetar të Kosovës, janë bllofe politike, për të lënë përshtypjen para qytetarëve se kinse çdo gjë është në rregull dhe se Kosova nuk ka ndonjë krizë politike” – u shpreh Gorani i cili mendon se “masoviteti i protestave të së shtunës kanë ‘befasuar’ edhe zyrat ndërkombëtare”, ka thnë Gorani në Radio Urban FM.

Për më shumë, Gorani, i cili gjatë kësaj interviste ka konfirmuar edhe një herë se edhe ai vet personalisht ishte pjesmarrës në protestë, është shprehur i sigurtë se koalicioni qeveritar PDK – LDK pas protestës të së shtunës është në panik sepse “për herë të parë e ka kuptuar se pushteti mund të ndërrohet edhe nga vet qytetarët e jo siç ka qenë deri tash, kur pushtetet vendoseshin nga ambasadat”.

Në lidhje me dy marrëveshjet kotraverze, Gorani ka deklaruar se dyshja Mustafa – Thaçi tani janë duke u frikësuar se do të kenë një përfundim të karierës politike që në histori do të hyjn sikurse shumë liderë tjerë që janë shquar me tradhëtira të ndryshme.

“Të gjitha zhvillimet politike që ndodhin në Kosovë gjatë periudhës në vazhdim, e që janë zhvillime relativisht të paparashikueshme, do të jenë nën hijen ose më mirë të themi në pritje të fillimit të aktakuzave të Gjykatës Speciale e cila çështje është momentalisht obsesioni kryesor i ndërkombëtarëve”, është shprehur Gorani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here