Dugolli i kërkon Qeverisë, shoqërisë civile dhe mediave të mos përzihen në zgjedhjet e UP-së

0

Menjëherë pas rizgjedhjes në postin e dekanit, Bujar Dugolli i ka adresuar kërkesë Qeverisë që të mos përzihet në zgjedhjen e rektorit të ri të UP-së. “Stafi akademik duhet që vetë të vendosë për veten, ashtu siç ndodhi edhe sot këtu”, ka thënë Bujar Dugolli. Ky proces zgjedhor sipas tij mund të sjellë një udhëheqje që nuk e bllokon Universitetin.“Shpresoj të mos ketë ndërhyrje nga jashtë në zgjedhjen e menaxhmentit qendror, si nga Qeveria, shoqëria civile apo media të caktuara, sepse duhet t’u lihet mundësia që vetë stafi akademik të vendosë për përfaqësuesit e vet”, ka thënë Dugolli. Tek atëherë, sipas tij të gjithë do të kenë të drejtë që të kritikojnë UP-në se përse nuk po punohet më mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here