Dueli mediatik i së dielës ndërmjet LDK-së dhe VV -së

0

Ymeri, në një shkrim të publikuar në rrjetin social facebook, e quan Mustafën gënjeshtar dhe hipokrit lidhur me prononcimin që e bëri Mustafa në rrjetin social Facebook ku e akuzoi rëndë Vetëvendosjen.
Shkrimi i plotë i tij
Isa Mustafa sot u ishte drejtuar xehetarëve dhe qytetarëve të Kosovës. Xehetarëve që asnjëherë nuk denjoi t’i vizitojë në grevë, e qytetarëve prej të cilëve iku dje.
Sikur në shumë raste tjera edhe në këtë adresim tijin vërehet qartë hipokrizia e tij, dhe tendenca patologjike për të gënjyer. Ai thotë se ne e paskemi votuar kundër Ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara… dhe se kështu paskemi dashur që Trepçën ta dërgojmë në likuidim. Këtë Ligj në vitin 2011 e ka kundërshtuar vetëm Lëvizja Vetëvendosje! LDK-ja në atë kohë edhe pse në opozitë e patën votuar me disa përjashtime të disa deputetëve individual. Që atëherë ne patëm thënë se ky ligj e rrezikon Trepçën me likuidim, dhe se vendimmarrjen për të ia lë në dorë pretendentëve kreditorë. Ishte e qartë: Ligji ishte kopje e Rregullores së UNMIK-ut.
Isa Mustafa dhe qeveria e tij iu nënshtruan kërkesave të Serbisë për Trepçën. Të hënën ai u tërhoq nga miratimi i plotësim ndryshimit të Ligjit për ndërmarrjet publike për ta transformuar, dhe kështu shpëtuar, Trepçën në ndërmarrje publike. Të njëjtën ditë e miratoi në Qeverinë që ai e udhëheq të njëjtin ligj me ndryshime drastike të cilat i fuqizonin komunat, dhe e s’postonin çështjen e Trepçës në negociata me Serbinë. Më vonë doli që edhe këtu Isa Mustafa falsifikoi dokumentin zyrtar pasi që e miratoi një version tjetër në Qeveri dhe e nënshkroi një më të dëmshëm për ta sjellë në Kuvend.
Po çfarë të pritet prej njeriut që për 5 muaj rresht i mashtroi anëtarësinë e vet dhe qytetarët e vendit se kinse po përpiqej për ta çliruar Republikën e Kosovës nga kapja ShIK-iste, i cili në fund e tradhtoi edhe fjalën e edhe nënshkrimin e dhënë në marrëveshjen e 10 shtatorit. Ky natyrisht se falsifikon. Çfarë të pritet prej njeriut i cili i del haptazi në mbrojtje fashizmit të Serbisë brenda Qeverisë (Listës serbe) duke tentuar ta arsyetojë ligjërimin publik e mendimin politik të tyre? Ky natyrisht se dorëzohet. Çfarë të pritet prej njeriut që i ulet në prehër Kadri Veselit të ShIK-ut duke e amnistuar e shpërlarë atë? Ky natyrisht se nënshtrohet. Çfarë të pritet prej njerëzve uzurpator të kryeqytetit të vendit të cilët nën patronazhin e ‘akademikut’ janë kapur fortë nga krimi në Prishtinë dhe po tentojnë ta mirëmbajnë atë edhe në kundërshtim me vendimet institucionale të qeverisjes lokale e të gjykatave? Këta natyrisht që kapen, dhe e kapin shtetin.
Isa Mustafa u kishte thënë sot qytetarëve që mos të frikësohen nga Serbia por nga ne, Lëvizja VETËVENDOSJE! Njësoj sikur Thaçi ky Serbinë po e sheh si mike e Lëvizjen VETËVENDOSJE! armike të Kosovës. Kjo u dëshmua në shpejtësinë me të cilën arriti marrëveshje me Listën Serbe. 3 muaj iu deshën Mustafës ta nënshkruajë marrëveshjen me VETËVENDOSJE!-n e cila kishte për qëllim ta ndërronte kursin e shtetit për ta nxjerrë atë nga negociatat e kompromiset e vazhdueshme me Serbinë, dhe 3 orë iu deshën ta pranojë marrëveshjen me Listën Serbe përmes së cilës Serbia fiton peshë të jashtëzakonshme vendimmarrjeje në institucionet qendrore të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here