Dublin, Ramush Haradinaj takoi kryeministrin e Irlandës, Enda Kenny

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar pasditen e sotme, në Dublin, me kryeministrin e Republikës së Irlandës, Enda Kenny.
Haradinaj dhe kryeministri Kenny, sipas një njoftimi nga AAK kanë diskutuar për shumë çështje, përfshirë progresin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe mundësitë e bashkëpunimit politik e teknik ndërmjet Irlandës dhe Kosovës.
“Kryeministri Kenny e siguroi z. Haradinaj se Kosova do ta gëzojë përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës”, thuhet në njoftim.
Haradinaj po qëndron për një vizitë disaditëshe në Dublin, ku merret vesh se do të marrë pjesë në promovimin e botimit në gjuhën angleze të librit “Haradinaj dhe Haga” të autorit Michael O’Reilly.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here