Duarshtërngimi historik

0

Ky ishte shtërngimi i duarëve që e tronditi hemisferën perëndimore. Presidenti i SHBA-ve Barack Obama e ka takuar shkurtazi homologun e tij kubanez Raul Kastro të premtem mbrëma në një darkë për liderët e Amerikës Latine të mbledhur në Panama në Samitin e Amerikave. Kjo ishte historike. Të dy kombet, ndonëse i ndajnë vetëm 90 milje largësi mes vete, nuk kanë komunikuar zyrtarisht për më shumë se 50 vjetë. Takimi ishte aq i rëndësishëm sa zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Bernadette Meehan, ka lëshuar një deklaratë: “Në Samitin e Amerikave këtë mbrëmje Presidenti Obama dhe presidenti Kastro e përshëndetën njëri tjetrin dhe i shtërnguan duartë.” Kuba dhe Shtetet e Bashkuara kanë duruar një gjysmë shekulli armiqësi dhe tensione. Por dy liderët e bënë historinë duke qenë ballë për ballë njëri tjetrit. Obama ka biseduar me telefon me liderin kubanez para se të nisej në Panama. Ata u takuan të premten në darkë dhe pritet të takohen më shumë kohë bashk në shtunën(sot)kur të fillojë samiti. Obama ka arritur në Panama të enjtën vonë për konferencën e cila në vitet e kaluara ishte e ngjyrosur me armiqësinë e përjashtimit të Kubës. Në momentin që helikopterri i Obamës është lëshuar në Panama, aeroplani i Kastros ka ateruar në të njëjtën pistë. Televizioni i Panamasë i ka zënë të dy arritjet “live”. Gjatë bisedës telefonike të mërkurën Obama dhe Kastro kanë diskutuar rreth procesit të normalizimit të marrëdhënjeve mes dy vendeve. Dy udhëheqësit i kanë rishikuar përpjekjet për rivendosjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike amerikano-kubane, por se mes tyre ka ende mosmarrëveshje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here