Duan ta pagëzojnë qytetin me emrin e kryetarit, që t’i rregullojnë kushtet e jetës

0

Disa banorë të qytetit Krasnokamsk të Rusisë po tentojnë që t’i rregullojnë kushtet e jetës së tyre në mënyrë unike. Për t’i zgjidhur problemet e infrastrukturës dhe nevojave të tjera të lokalitetit të tyre ata e kanë nisur aksionin përmes një peticioni për pagëzimin e qytetit të tyre me emrin e presidentit të Rusisë Vlladimir Putin. Jo pse e duan aq Putinin por sepse e duan veten e tyre. “Nëse qyteti emërohet Purtin autoritetet thjeshtë kanë për t’i zgjidhur problemet me ujë të pastër, rrugë, parqe, kopshte të fëmijëve, infrastrukturë dhe probleme të tjera të ngutshme”, ka shkruajtur në website-in ku po ushtrohet kampanja, njëri nga ata që po e organizojnë peticionin. “Ndryshimi i emrit do ta ngrisë imazhin e qytetit, me një emër aq të madh qyteti është i destinuar për prosperitet”. Por zëdhënësi presidencial i Vladimir Putinit nuk pajtohet me këtë. Dmitri Peskov ka thënë për faqen rajonale të lajmeve “V Kurse” se emërimi i qytetit të prmendur me emrin e Putinit do të ngriste “shpresa të rreme” në mesin e banorëve, dhe ka sugjeruar që të bëhen përpjekje të tjera për të siguruar prosperitetin e qytetit. Në Krasnokamsk, kryebashkiaku Yury Chechyotkin ka thënë se e sheh si të pakuptimt riemërimin e qytetit. “Qëndrimi im ndaj presidentit është në rregull, por qëndrimi im ndaj emrit historik të qytetit është edhe më në rregull,” ka thënë ai për “V Kurse”. “Vendimi për emërimin e qytetit ishte bërë në mënyrë kolektive dhe ne duhet të ruajmë atë”, ka shtuar kryetari. “Emri Putin mund t’i përshtatet më mirë ndonjë qyteti të ri që është vetëm duke u ndërtuar,” ka theksuar Chechyotkin. Edhe shumica e banorëve të qytetit duket se janë dakord me qëndrimin e rezervuar të kryetarit të bashkisë. Peticioni kishte mbledh vetëm 18 vota nga e premtja, ndërkohë që 6 persona kanë votuar kundër. Për t’u futur në shqyrtim nga autoritetet komunale kjo kërkesë sipas njoftimeve duhen 3 mijë e 541 vota deri më 11 prill. Rusia ka një përvojë nga e kaluara me emërimin e qyteteve bazuar në liderët e saj. Shën Petersburg, ishte emëruar Leningrad më 1924 sipas udhëheqësit të revolucionit socialist Vladimir Iliq Lenin, por prap këtij qyteti i është rikthyer emri i vet më 1991. Ngjashëm ka ndodhur edhe me Volgogradin i cili kishte marrë emrin Stalingrad, sipas Jozef Stalinit më 1925, ndërkohë që me 1961, i ishte rikthyer emri i vjetër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here