Drogë nëpër qanta

0

Në pikën kufitare në Vërmicë dje është arrestuar një qytetar pasi që gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 1024 gramë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit ky person është dërguar në burg. Në të njëjtën pikë është arrestuar edhe një qytetar tjetër për të njëjtin vepim. Tek ai gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 695 gramësh me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Edhe ky qytetar me urdhër të prokurorit është dërguar në burg. Në Gjilan të njëjtën ditë njësiti policor i DHTN-së me urdhër të prokurorit ka kryer një kontroll në shtëpinë dhe lokalet e një femre shqiptare. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 0.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit kjo femër nuk është burgosur por rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here