Driton Kuka: Është koha që Kosova ta ketë Këshillin Kombëtar të Sportit

0
Trajneri i xhudosë, Driton Kuka ka thënë sot se Kosova duhet të ketë Këshillin e saj Kombëtar të Sportit.
Ja adresimi i tij:
“Kosova ka ardh koha të ketë Këshillin Kombëtar tē Sportit!
Por jo ai të ndërtohet me vota,po me kritere!
Sporti sështë politikë e as klub sportiv me ba tifo!
Këshiili Kombëtar i Sportit domosdoshmëri!
Me njerëz me kredibilitet të lartë personal,me bagazh të sportistit e jo turistit.
Organizatat Sportive janë mbushur me njerëz që askush si njeh për kontribut në Sport dhe kjo është ba trend.
A ka krizë në sportin e shtetit tonë,patjetër që po.!
A ka analizë të performansës së federatave shumë pak ose aspak!
Disa garues shkojnë në Kampionate Evropiane e Botërore e raportohet se janë thyer rekordet e Kosovës,pse ky fenomen,atje shkohet të garohet me shtete tjera e jo e kundërta!
Mos tē lajthitet opinioni!
Nese shikohet numri i federatave e shohim një numër të madh të tyre,por sa prej tyre janë serioze në prezentim dinjitoz ndërkombëtar?
Shumë numër i vogël.
Sa Sporte kanë fituar medalje Elitare prej përfundimit të luftës e kendej?
Të analizohet pse ?
Kur flitet për buxhet krejt gjejnē arsyetime e kërkojnë modele për me marr ndonjë euro ma shumë,por sa nga mjetet nëpër federata investohen seriozisht në sportistë e trener.!?
Koha me ardh njerëzit e duhur në sport!
Paramendoni që Kategorizimi i Sporteve llogarit vetëm njē rezultat Elitar,duhet ndryshuar mos të bajmë hajgare me rezultate!
Edhe Ligji i shtetit parasheh ngritjen e Këshillit Kombëtar të Sportit.
Ta ecim sportin përpara për fëmijët tonë të mrekullueshëm e me talent të jashtëzakonshëm.”
May be an image of 1 person, standing, indoor and text that says 'drena se JUDO PA'

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here