Dritan Prifti: Komplot për të vrarë Doshin. Unë s’jam Frroku që trembem nga Ilir Meta

0

Dritan Prifti, ish-deputeti i LSI, është paraqitur në prokurori rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm për të dhënë dëshminë e tij lidhur me çështjen ‘Doshi’, ku ka qëndruar për më tepër se dy orë e gjysmë.

Pas dëshmisë së dhënë në prokurori, Prifti ka deklaruar për mediat se ka treguar para prokurorëve të gjithë të vërtetën, për atë që e cilësoi një komplot të mirëmenduar dhe mirëorganizuar për të vrarë deputetin Tom Doshi.

Sipas Priftit, kreu i kuvendit dhe i LSI, Ilir Meta është përpjekur shumë që ta përfshijë në këtë histori për shkak të videos së nxjerrë prej tij në vitin 2011.

“Ka pasur një komplot të mirëmenduar për të vrarë Tom Doshin. Kam treguar për të gjitha takimet mes Frrokut, Doshit, Durimi për të cilat kam qenë në dijeni. Unë nuk jam Mark Frroku. Nuk me tremb asnjë kërcënim i Metës për të shtrembëruar të vërtetën. Frroku ka halle të tjera, ndaj preferon të mos tregojë të vërtetën”, – ka thënë Prifti, duke shtuar se nuk disponon asnjë video me Shkëlzen Berishën, dhe se kjo është vetëm një taktikë e Metës për të fituar një pjesë të elektoratit të majtë.

Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here