Drita Cacaj, shqiptarja e vetme politikane në Austri

0

Drita Cacaj është shqiptarja e vetme politikane në Vjenë. Ajo renditet e 63-ta në listën e mbi 300 kandidatëve të Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP), një besim shumë i madh i partisë ndaj saj.

Ajo është konkurrente në zgjedhjet e 11 tetorit dhe kërkon votën e banorëve të Vjenës për t’u bërë deputete në Landin e qytetit.

“Ndjehem krenare për vete dhe popullin tim që jam femra e parë e angazhuar në zgjedhje në Landin e Vjenës. Më duhet një shans për të dëshmuar veten. Femrat në Kosovë viteve të fundit kanë treguar shumë rezultat të mirë dhe janë përkrahur shumë në politikë kurse këtu që është edhe më e vështirë sepse nuk është vendi ynë duhet të jetë përkrahja edhe më e madhe” thotë ajo.

Ishte vetëm 3 vjeçare kur familja e saj erdhi në Vjenë në fund të viteve 70-ta por ka qenë e lidhur dhe e angazhuar direkt me komunitetin shqiptar këtu. Ishte aktiviste politike për Kosovën para luftës, aktivitet i cili ndryshoj kahjen pastaj pas pavarësimit të vendit.

“Kam qenë aktive shumë vite për vendin tonë mirëpo pas shpalljes së pavarësisë kam menduar se patriotizëm më i madh tash është ti ndihmoj bashkatdhetarët e mij këtu, që të marrin një edukim më të mirë, të jenë të përkrahur dhe të mos diskriminohen. Kjo edhe është arsyeja që tash i jam futur politikës” thotë ajo.

Ka më shumë se dhjetë vjet çysh kur Drita ka filluar angazhimin në Partinë Popullore të Austrisë mirëpo këto 5 vjetët e fundit më aktivisht. Ajo është udhëheqësja e grave të ÖVP-së për dy bezirke të kryeqytetit.

“Qëllimi im tash është që ti ndihmoj popullit tim në Vjenë. Partia ime ma ka dhënë këtë mundësi dhe kjo është edhe mundësia jonë të themi mjaft: edhe ne jemi këtu. Ne kemi intelektual, studentë, punëtorë të vyeshëm” thotë ajo.

Megjithëse janë rreth 35.000 shqiptarë në Vjenë dhe rrethinë angazhimi i tyre në politikë është jashtëzakonisht i kufizuar.

Derisa komunitetet tjera kanë dhjetëra kandidat, shqiptarët kanë vetëm dy që konkurojnë për deputet të Landit të Vjenës dhe ata e hargjojnë gjithë energjinë në vetëdijësimin e komunitetit për të dal në zgjedhje e jo në promovim aq të vetëvetës apo programit të partisë së tyre.

“Unë kam punuar komisionere në zgjedhje, dhe kam qenë aty ku numërohen votat. Asnjë fletëvotim nuk ishte i shqiptarëve. Ishte e quditshme. Ndërsa, serbët, turqit dalin votojnë dhe i zgjedhin përfaqësuesit e tyre” tregon ajo.

Edhe përkundër interesimit të vogël të komunitetit shqiptarë që të përfshihen në politikën e Austrisë, kjo kandidate me punën e saj ka tërhequr vëmendjen e partisë ÖVP.

“Është e vështirë të depërtohet në politikë, unë më herët s’kam pas ambicje por e di që nuk është një rrugë e lehtë. Nuk i jepet gjithkujt mundësia të përfshihet në parti politike, sepse sado që punon ti disi mbetesh qytetarë i klasës së dytë” tregon ajo për vështirësit e të qenurit politikane në një vend të huaj.

Megjithëse ishte 3 vjeçare kur erdhi në Austri dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloj këtu, ajo thotë që djepi i saj është Kosova. Ajo është një miksim mes mentalitetit të butë austriak dhe këmbënguljes dhe insistimit shqiptar.

Gjuhën shqipe e mësoj duke qëndruar dy herë nga një vit në Kosovë , ku shkoj vetëm për këtë qëllim. Atje studioj gjuhën shqipe në Universitet, studime të cilat i bëri edhe këtu.

“Unë kam studiuar për gjuhët. Dhe më vjen shumë keq kur mësoj që ka raste kur dikush jeton 15 vjet në Austri dhe nuk e mëson gjuhën. Duhet të mësohet gjuha dhe të përkrahen më shumë të huaj në këtë rast shqiptarët, në këtë drejtim” thotë ajo.

Kjo është njëra prej tri temave që ajo i ka bazike në fushatën e saj.

“Unë kam tri elemente: ekonominë, arsimin, familjen. Qëllimi im dhe partisë sime është që tu ofrohet kompanive e bizneseve një ambient më i favorshëm i të bërit biznes, që ato të qëndrojnë në Austri, nxënësit tonë të kenë të drejtë të pranohen në të gjitha shkollat dhe sa i përket familjes, ajo do të përkrahet me gjuhën, integrimin dhe dhënies së mundësive për punësim” thotë Drita.

Në Austri bizneset ankohen për taksat e larta dhe byrokracinë ndërsa kjo parti pikërisht premton lehtësira dhe përkrahje sidomos për bizneset e reja. Një lehtësi është t’iu krijohet mundësi që bizneset e reja të subvencionohen sa i përket hapsirave ku punojnë, dhe në vitet e para të themelimit ato të paguajnë shumë pak qera.

Pra, ju që jeni në Vjenë në cilindo bezirk, të dielën me 11 tetor, dilni dhe votoni një femër shqiptare politikane në Austri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here