Drenas: Një person i sulmon me thikë 2 femra e një mashkull, tjetri rrah prindin e tij

0

Në Drenas dje është arrestuar një qytetar pasi i ka sulmuar me thikë dy femra dhe një mashkull duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar në QKUK, kurse sulmuesi pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në burg. Një tjetër qytetar nga Drenasi ndërkaq e ka sulmuar prindin e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Drenas dhe më pas është liruar në shtëpi. Është informuar prokurori, kurse rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Në të njëjtin qytet një femër ka njoftuar se është kanosur nga një mashkull shqiptar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here