Drejtori Ismet Gashi e quan ish kryetarin e Malishevës Isni Kilaj, Millosheviq

0

Arsimtari Sinan Kastrati nga Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Tafil Kelmendi ” nga fshati Balincë e Malishevës ka bërë me dije në llogarinë e tij në Facebook se sot në një mbledhje të Këshillit të Arsimtarëve, drejtori i kësaj shkolle, Ismet Gashi e ka quajtur ish kryetarin e Malishevës dhe kryetarin aktual të degës së PDK-së, Isni Kilajn, Millosheviq. “Në këtë mbledhje drejtori i shkollës z. Ismet Gashi përveq të tjerash deklaroi se ish kryetari i komunës Isni Kilaj dhe ish drejtoresha e Arsimit, Sanije Kelmendi gjatë kohës kur kanë qenë në pushtet, kanë vepruar si Millosheviqi duke zgjedhur drejtorë të dhunshëm në shkollat tona”, ka theksuar arsimtari Kastrati. “Drejtori Gashi thotë se Isnia emrin e ka pasë Isni , por ka qenë Millosheviq”, ka shtuar ai. “Për këtë reagova edhe në mbledhje e tani po u drejtohemi të gjithëve e në veçanti Drejtorisë Komunale të Arsimit në Malishevë, Drejtorit z. Blerim Thaçi për të cilin kam respekt të veçantë që të merret me deklarata të tilla të drejtorit tone”, është shprehur Kastrati. “Unë nuk dua të flas tashti për përsonat e apostrofuar sepse janë të njohur për të gjithë. Për mua kjo është fyerje që bëhët mbi baza partiake, por më tepër është fyerje që u bëhet drejtorëve të shkollave të zgjedhur gjatë kësaj periudhe”, ka shtuar ai. “Nuk besoj që drejtori është i zgjedhur për të bërë klasifikime të tilla, por për të drejtuar shkollën drejtë ardhmërisë. Nese vazhdojmë me etiketime të tilla nuk e di se ku do të mbërrijmë. Shpresojmë që gjëra të tilla të mos dëgjojmë kurrë sidomos në mbledhje të Këshillit të Arsimtarëve”, e ka përmbyllur postimin e tij arsimtari Sinan Kastrati.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here