Drejtori i Ujmanit: Nuk do ta ndalim ujin për shqiptarët pavarësisht taksës

0

Drejtori i kompanisë “Ibër’, e cila menaxhon me Liqenin e Ujmanit, Srdjan Vulovic, ka thënë se hidrocentrali është duke punuar normalisht. Edhe përkundër rritjes së taksës, sasia e ujit e dedikuar për shqiptarët që jetojnë në Republikën e Kosovës nuk do të reduktohet, sikur që nuk do të ketë reduktim të prodhimit të energjisë për veriun, ka thënë Vulovic.

Në një intervistë për ‘Tanjug’, ai ka thënë se hidrocentrali  në Liqenin e Ujmanit do të vazhdojë të punojë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

“Është e rëndësishme të theksojmë se këtu është gjithçka në rregull, dhe ne nuk kemi synime të këqija për të reduktuar sasinë e ujit për prodhimin e energjisë elektrike”, ka thënë drejtori i kompanisë që menaxhon me Liqenin e Ujmanit, transmeton Gazeta Express.

Vulovic ka thënë se situata tek Liqeni i Ujmanit është e qetë dhe se nuk ka probleme.

“Prodhimi është duke vazhduar normalisht”, ka shtuar tutje.

Sasia e njëjtë e ujit që është dedikuar për shqiptarët është e njejtë sikurse edhe para vendosjes së taksës prej 100 për qind.

“Ne nuk do të bëjmë asgjë për shqiptarët, e njëjta sasi e ujit pranohet nga termocentrali ne Obiliq që prodhon energji elektrike për të gjithë Kosovën. Ne jemi korrekt, edhe pse taksa godet qytetarët serb në Kosovë”, ka potencuar ndër të tjera ai, shkruan Express.

Taksa e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për produktet me origjinë serbe ka nxitur reagime të ashpra në Beograd.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se kjo taksë prej 100 për qind nuk do të largohet derisa Serbia ta njoh Kosovën si shtet.

Në anën tjetër Serbia ka kërkuar heqjen e menjëhershme të taksës, dhe dje në veri të Mitrovicës për këtë çështje kanë organizuar edhe një protestë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here