Drejtori i shkollës në Podujevë pengon tubimin e opozitës

0

Një drejtor shkolle ka penguar tubimin e opozitës në Podujevë. Kështu ka njftuar aktivisti i lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Maqastena.

“Pushteti komunal i Podujevës në panik!
Drejtori i shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” në fshatin Gërdofc Ismet Jashari nuk lejoj mbajtjen e tubimit në shkollen e fshatit edhe përkundër këresës me shkrim të cilen e kemi bërë me 30.12.2015.
Banoret të vendosur mbajten tubimin në oborrin e shkollës për kundër borës dhe temperaturave shumë të ulta, përfaqsuesit e subjekteve opozitare Xhelal Sveçla, Fatmir Humolli, Bajram Ajeti mbajtën fjalime para të banorëve të pranishëm.
Nuk ka pengesë që na ndal, qeveria e Isa Mustafës i ka ditët e numruara.
Me 9 Janar takohemi në Prishtinë!”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here