Drejtori i RTK-së u kërkon gazetarëve të mos komentojnë për politikë, gazetari reagon

0

Drejtori i RTK-së Mentor Shala, u ka kërkuar gazetarëve në RTK, që të mos shfaqen me qëndrime politike për dhe kundër akterëve të caktuar, ngase sipas tij një gjëe  tillë bën që gazetari të mos vlerësohet si i pavarur, por gazetari i këtij televizioni Arsim Halili nuk është pajtuar.

“Pavarësisht kërcënimeve nga ana e drejtorit gjeneral të RTK-së, asnjëherë nuk do ta mbyllim gojën ndaj padrejtësive. Sikurse edhe në të kaluarën, do ta bëjmë publike çdo censurë apo parregullësi, sa herë që këto çështje injorohen dhe nuk gjejnë zgjidhje brenda institucionale. Këtë e kemi obligim moral, profesional, sindikal dhe mision publik përballë taksapaguesve kosovarë.
Kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk mund ta mohojë askush.

Neni 40 [Liria e Shprehjes]
1. Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here