Drejtori i RTK-së i largon nga puna kryesindikalistët e këtij mediumi, thotë se i shkelën kontratat

0

Mentor Shala, drejtor i përgjithshëm i RTK-së, ua ka shkëputur marrëdhenjet e punës me këtë instiutcion Fadil Hoxhës dhe Arsim Halilit, i pari kryetar i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, i dyti, zëvdendës i të parit. Atyre u ndalohet edhe hyrja në objektet e RTK-së, “për shkak se paraqet rrezik potencial për shkaktimin e dëmit serioz ndaj RTK-së”. Arsyetimi i drejtorit Shala është se Hoxha dhe Halili i kanë shkelur rregulloren për përgjegjësinë materiale dhe disiplinore, duke mos përmbushur detyrat e parapara në kontratën e punës. “I punësuari ka dalë publikisht, pa autorizim, duke tentuar të krijojë përshtypje negative për RTK-në dhe duke dëmtuar imazhin e RTK-së, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore”, thuhet në vendimin rreth kryesindikalistit Hoxha. Ndërsa, rreth Arsim Halilit është përdorur arsyetimi se “pas shqiptimit të masës së rëndë disiplinore, ka vazhduar me shkeljen e radhës, duke sulmuar publikisht me deklarime të paautorizuara, komisionin disiplinor të RTK-së, pa pritur vendimin e shkallës së dytë, ku kishte bërë ankesë me paraqitjen e të pavërtetave dhe duke i shkaktuar dëm imazhit të RTK-së”. “I punësuari Arsim Halili ka shkelur rregulloren për përgjegjësinë materiale dhe disiplinore, duke mos përfillur kërkesat me shkrim të eprorit të drejtpërdrejtë, për të qenë në orarin e punës në kohën kur kishte përgjegjësi editoriale për edicionet e lajmeve”, ka arsyetuar Shala në vendimin për largimin e kolegut të tij nga puna. Një arsyetim afërsisht të ngjashëm për vet Mentor Shalën e kishte përdorur edhe ish drejtori i RTK-së, Agim Zatriqi, kur ia kishte shkëputur atij kontratën e punës para disa vitesh…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here