Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Magjuni nesër takohet me homologun e tij në Beograd

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të EULEX-it do të realizojë një takim me homologun e tij në Beograd, ka bërë me dije sot Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë. “Me synimin e avancimit të bashkëpunimit policor me të gjitha shtetet e rajonit, bashkëpunim i cili ndërlidhet edhe me politikat e BE-së në kuadër të iniciativave rajonale, nesër me 10 mars 2015, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës i shoqëruar nga zyrtar të lartë të EULEX-it, do të realizoj një takim me homologun e tij në Beograd”, është theksuar në njoftim. “Bashkëpunimi policor me të gjitha shtetet e rajonit në përgjithësi e në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar transkufitar, dhe dukurive tjera negative, ka qenë, është dhe do të jetë prioritet strategjik i Policisë së Kosovës”, është përmbyllur njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here