Në fillim të janarit, Sport Bild kishte raportuar se Dortmundi kishte vendosur të mos ia shiste më lojtarët e skuadrës Bayern Munichut. Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, ka thënë se një vendim i tillë nuk ekziston.

Gjatë viteve të fundit, kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munichu, i ka transferuar të gjithë lojtarët më të talentuar nga klubet e tjera në ligën e Gjermanisë, duke e ulur konkurrencën në këtë ligë, transmeton Gazeta Express.

Nga lojtarë si Leon Goretzka, Manuel Neuer dhe Niklas Sule te lojtarët e sapotransferuar, si Benjamin Pavard, Bayern Munichu ka tentuar ta eliminojë konkurrencën nga klubet e tjera në Gjermani. Por, ekipi që ka pësuar më së shumti nga kjo taktikë ka qenë Dortmundi.

Robert Lewandowski ishte ndoshta largimi me më së shumti ndikim, pasi që ai shkoi në Bayern si transferim i lirë në vitin 2014. Pastaj u transferuan edhe Mario Gotze dhe Matts Hummels. Mirëpo, e përditshmja gjermane, BILD, kishte raportuar se gjërat do të ndryshojnë.

Për ta sfiduar Bayernin vazhdimisht për titullin e Bundesligës, drejtuesit e Dortmundit thuhej se kishin vendosur që të mos ia shesin më Bayernit yjet e skuadrës. Megjithatë, këtë lajm e ka mohuar Zorc, i cili thotë se lojtarët vendosin vet për cilin ekip duan të luajnë.

“Unë nuk jam në dijeni për asnjë vendim të kësaj natyre. Më vjen keq, por nuk mund t’iu ndihmoj. Si rregull, çdo lojtar mund të vendos vet për cilin klub dëshiron të luajë. Të paktën, kështu është në Gjermani”, ka thënë Zorc.

Dortmundi e kryeson tabelën e Bundesligës, me gjashtë pikë më shumë se Bayerni, që pozicionohet në vendin e dytë. Nëse Dortmundi arrin ta mbajë vendin e parë deri në fund të sezonit, atëherë ky do të ishte titulli i parë për ta që nga viti 2012.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here