Drejtori gjeneral i “Apple” Tim Cook ndjehet krenar që është homoseksual

0

Shefi i Apple, Tim Cook ka folur publikisht për herë të parë mbi seksualitetin e tij, duke zbuluar se ai është “krenar që është homoseksual.”

Të enjten, Drejtori Ekzekutiv i teknologjisë që erdhi pas Steve Jobs, shkroi në BusinessWeek se ai kurrë nuk ka pranuar publikisht seksualitetin e tij “deri më tani.”

“Pra më lejoni të jem i qartë: Unë jam krenar që jam gej, dhe e konsideroj të qënit homoseksual një ndër dhuratat më të mëdha që Perëndia më ka dhënë.

“Për vite të tëra, unë kam qenë i hapur me shumë njerëz rreth orientimit tim seksual. Shumë nga kolegët në Apple e dinë që unë jam gay, dhe kjo nuk duket se përbën problem për ta dhe nuk e  ndryshon mënyrën se si ata më trajtojnë. Sigurisht, unë kam pasur fatin e mirë që të punoj në një kompani që e pëlqen kreativitetin dhe inovacionin dhe e di që mund të lulëzojë vetëm kur përqafon diferencat e njerëzve. Jo të gjithë janë aq me fat. “

Ai shtoi se fakti që është homoseksual i ka dhënë atij një “kuptim më të thellë”, për atë çfarë do të thotë të jesh një minoritet.

“Gjithashtu më ka bërë edhe kockë të fortë, që të ndihmon shumë kur je Drejtor Ekzekutiv i Apple,” vazhdoi ai.

Të martën, zoti Cook goditi me fjalë shtetin e tij, Alabamën pasi ka mbetur prapa shumicës së SHBA-ve për çështjet e barazisë LGBT.

Ai tha: “Ne ishim shumë të ngadalshëm për barazinë për afrikano-amerikanët. Ne ishim shumë të ngadalshëm për martesat interraciale. Dhe gjithashtu jemi shumë të ngadalshëm për barazinë për komunitetin LBGT.

“Të gjithë ne ndajmë përgjegjësinë që të jemi të barabartë.”

Cook  marshoi në paradën e Krenarisë në San Francisco për herë të parë në qershor.

Pavarësisht se nuk e adresoi kurrë publikisht seksualitetin e tij, Cook doli në krye të listës së pushtetit në revistën Out tre vjet rresht, midis 2011 dhe 2013.

Ai doli i dyti në listën e këtij viti, pas moderatores Ellen DeGeneres.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here