Drejtorët e LDK-së i morën detyrat në pushtetin komunal të Malishevës

0

Pas marrëveshjes politike për bashkëqeverisje, mes NISMA-s ( IQM-së), si subjekti më i madh në Kuvendin e Komunës së Malishevës dhe LDK-së në Malishevë, sot tre drejtorët e përcaktuar nga ana e LDK-së, i kanë marrë zyrtarisht detyrat e tyre. Me këtë rast sipas një njoftimi nga Zyra për Informim Publik e Komunës së Malishevës edhe është bërë pranim dorëzimi i detyrave në Drejtoritë për Administratë të Përgjithshme, për Urbanizëm dhe atë për Gjeodezi dhe Kadastër. Drejtorët e emëruar nga LDK në Malishevë, janë: Sami Kafexholli- drejtor i Administratës, i cili e mori detyrën nga Ekrem Kastrati, pastaj Skender Rrahmanaj në drejtorinë për Urbanizëm, i cili e mori detyrën nga Urim Kastrati dhe Fatmir Ademaj në drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, i cili e mori detyrën nga Fadil Shala. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar drejtorët e rinjë, për detyrat e tyre, si udhëheqës të drejtorive, ndërsa drejtorët e deritanishëm, i ka falënderuar për punën e bërë, për më shumë se një vit, punë e cila sipas tij “ka ndikuar drejtpërdrejt në suksesin e qeverisjes për më shumë se një vit, sa i kanë udhëhequr drejtoritë përkatëse”. Ndërkaq i propozuari për nënkryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e LDK-së Fetah Rudi ende nuk e ka marr detyrën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here