Drejtësia dhe policia dakordohen të thellojnë dhe koordinojnë bashkëpunimin kundër krimit

0

I kryesuar nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, sot në Prishtinë është mbajtur takimi i përbashkët në mes të krerëve të institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe policisë së Republikës së Kosovës dhe atyre të EULEX-it. Në këtë takim, përveç u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, morën pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, përfaqësuesi i Gjykatës Supreme, si dhe krerët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it. Qëllimi i këtij takimi sipas një njoftimi nga Këshilli Prokurorial i Kosovës ishte koordinimi më i mirë, thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i informatave në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Gjatë këtij takimi, krerët e institucioneve pjesëmarrëse pasi vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm në mes të institucioneve vendore të drejtësisë dhe atyre të EULEX-it, u pajtuan që përveç vazhdimit, bashkëpunimi të thellohet me anë të koordinimit sa më të mirë dhe shkëmbimit permanent të informatave në mes tyre, me qëllim që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të jetë sa më efikase dhe të ketë një pasqyrë reale në punën që është duke u bërë në luftën kundër këtyre dukurive”, është bërë me dije nga KPK.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here