Drashkoviq:Përveç gjenocidit në njerëz në Srebrenicë Serbia bëri krim edhe ndaj historisë së vet

0

Kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviq mendon se mohimi i gjenocidit në Srebrenicë gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë të vitit 1995, përpjekjet për të relativizuar ose të justifikuar krimet e kryera më parë kundër serbëve, Serbisë dhe popullit serb, shtynë civilizimin drejt kolapsit moral.

Në një intervistë për të përjavshmen sarajevase “Dani”, Drashkoviq thekson se në krimet kundër boshnjakëve në Srebrenicë, të cilat Gjykata në Hagë i ka karakterizuara si gjenocid, është bërë edhe një krim i tmerrshëm kundër Serbisë dhe popullit serb – krim kundër, siç thotë ai, historisë sonë dhe ndërgjegjen tonë kombëtare, transmeton Telegrafi.

“Boshnjakët në Srebrenicë janë si serbët në Jasenovc, Jadovno ose Rzhanin të Sipërm. Nga përvoja ime ne e dimë se sa dhemb kur dikush i mohon këto krime të mëdha të tilla si të regjimit nazist apo ustashëve të Shtetit të Pavarur të Kroacisë. Për këtë shkak gjenocidi në Srebrenicë nuk duhet justifikuar, përkatësish kjo është arsyeja pse një pjesë e madhe e serbëve nuk po e konteston”, thotë ndër të tjerash Drashkoviq.

Kujtojmë se Britania e Madhe ka iniciuar një rezolutë në Kombet e Bashkuara për dënimin e krimeve serbe gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë, e cila ka bërë që liderët serbë shtetëror të nisin një ofensivë për parandalimin e saj përmes Rusisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here