Dramë në Prishtinë: I zoti i shtëpisë përleshet me grabitës të armatosur, një e vret 3 të tjerë ikin

0

Një tentim grabitjeje me pasoja tragjike ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dhënë njoftimin sot për ngjarjen dramatike ku 4 persona kishin tentuar të grabisin një familje nën kërcënimin e armëve, por ku kishin hasur në rezistencë të pronarit i cili edhe ka qëlluar njërin nga ata për vdekje.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Prishtinë 27.11.2018-21:05. Viktima mashkull K/Shqiptar, ka informuar se katër persona të dyshuar kishin hyrë brenda shtëpisë së tij, dhe njëri nga ta i ka drejtuar armën viktimës,  me ç’rast viktima ka poseduar armë dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit m/sh/k (K.K., viti i lindjes 1976) dhe e ka qëlluar për vdekje. Po ashtu njëri nga të dyshuarit ka shtënë në drejtim të viktimës, mirëpo nuk është goditur. Tre të dyshuarit tjerë kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar nuk ka shenja jete. Nga viktima është konfiskuar pistoleta e cila është përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here