Dramë në Aeroportin e Sarajevës:aeroplanit të “Turkish Airlines” i plasin gomat gjatë aterimit

0

Aeroplanit të kompanisë Turkish Airlines, sonte, gjatë aterrimit në aeroportin e Sarajevës, i kanë plasur dy gomat e pasme, lajmëruan mediat nga kryeqendra e Bosnjë e Hercegovinës.

Aeroplani ka fluturuar në linjë të rregullt nga Stambolli dhe gjatë aterrimit ka shpërthyer panik të udhëtarët.
“Aeroplani aterroi në aeroportin Sarajevës sigurt dhe asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar. Momentalisht po bëhet zëvendësimi i gomave, në mënyrë që aeroplani të mund të niset prapa për Stamboll”, ka deklaruar  zëdhënësja e Aeroportit ndërkombëtar të Sarajevës Belma Çurokoviç.
Incidenti nuk ka ndikuar në fluturimet tjera të rregullta nga aeroporti./Avaz

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here