Dr. Muhamet Mala e zëvendëson Dr. Ali Berishën në kryesimin e AAK-së në Pejë

0

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Pejë, ka përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor, që nisi javë më parë, në të gjitha nivelet e organizimit. Pas zgjedhjes së Këshillit Drejtues, në javën që shkoi, kjo degë ka zgjedhur dje kryetarin e ri të saj, Prof. Dr. Muhamet Malën.
Kryetari Mala, që do ta udhëheqë Degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë në mandatin vijues trevjeçar, sipas AAK-së “vjen me një pedigre të shquar në jetën akademike, dhe është i njohur si pjesëmarrës i shumë ngjarjeve dhe proceseve të rëndësishme në vend”.
Dega e AAK-së në Pejë është një prej degëve më të fuqishme dhe, njëkohësisht, konsiderohet si vendlindja e Aleancës. Këtë degë e ka drejtuar Dr. Ali Berisha për kohë të gjatë. Humbja e zgjedhjeve lokale në zgjedhjet e fundit dhe përzgjedhja e kryetarit të ri të ri të degës, mund të shihet si ndëshkim për Berishën nga AAK-ja.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here