Dr. Ismet Hebibi kërkon mbështetje “për president të ardhshëm të Kosovës”

0

Mjeku i njohur nga Juniku Ismet Hebibi ka thirrur sot për përkrahje të kandidaturës së tij “për president të ardhshëm të Kosovës”. Përmes një postimi në Facebook ai ka “shpalosur” se kanë qenë “vuajtjet dhe padrejtësitë historike deri në ditët e sotme të popullit tonë fisnik, mikpritës dhe human” ato që e detyruan të merret me politikë.

 

Më poshtë mund të lexoni postyimin e tij të plotë:

 

“PËRKRAHNI DR.MED.ISMET HEBIBIN PËR PRESIDENT TË ARDHSHËM TË KOSOVËS!!!

Vuajtjet dhe padrejtësitë historike deri në ditët e sotme të popullit tonë fisnik, mikpritës dhe human- më detyruan të merrem me politikë.Unë jetoj mesatarisht mirë nga profesioni im si shkencëtar mjekësie, dhe mund ta siguroi kafshatën e gojës midis Afrike, maje Alpeve dhe në cikole edhe të Mont Evrestit.Dua që ti ndreq ato padrejtësi- sepse kam lindur dhe jam rritur dhe pjekur me bindje të thella se mund të bëjmë një Kosovë të drejtë, demokratike dhe të lumtur për gjithë banorët e saj!~!

Dr. med. Ismet Hebibi, Oftalmolog –kirurg
Shkencetare i Mjekesise dhe Shkrimtar
Politikolog gjitheshqiptare dhe internacional”

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here