Doruntina Maloku (vajza e Enver Malokut):”Ishin 4 persona që vranë babain tim” (video)

0

Deputetja Doruntina Maloku e bija e Enver Malokut të vrarë në vitin 1999 ka thënë se babai i saj ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën Operative të Llapit më konkretisht me komandantin e kësaj zone Rrustem Mustafa

Ajo beson se dikujt i ka penguar babai i saj se ai ishte urë lidhëse mes UÇK-së dhe LDK-së.

Maloku rrëfen se babai i saj edhe përpara ishte kërcënuar me letra në emër të UÇK-së madje ajo ka përmendur edhe një tentim atentati ndaj tij në korrik të vitit 1998.

Deputetja Doruntina Maloku për herë të parë rrëfen se si i është vrarë babai i saj Enver Maloku në janar të vitit 1999.

Doruntina në atë kohë 16 vjeçare tregon se e kishte parë me sy kur babain e saj e kapën plumbat në atë ditë dimri që ishte muaji i Ramazanit.

Ajo ka treguar në emisionin “Komiteti” në RTK se ishin katër njerëz që kanë qëlluar në babanë e saj.

Enver Maloku ishte gazetar i QIK-ut është vrarë në vitin 1999 dhe që nga ajo kohë ende nuk janë zbuluar vrasësit e tij.

E bija e tij tash deputete e LDK-së është më këmbëngulëset për themelimin e Gjykatës Speciale që do të ndriçonte vrasjen e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here