“Dora e hekurtë” amerikane vjen në Kosovë për të pabindurit e Speciales

0

Ndërkombëtarët do ta shtojnë këtë javë presionin për miratimin në Kuvend të Gjykatës Speciale.

Burimet i kanë konfirmuar KTV-së se më 12 dhe 13 korrik (e diel dhe e hënë) në Kosovë për vizitë do të qëndrojë ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland.

Diplomatja amerikane do të takohet me presidentet Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e jashtëm, Hashim Thaçi.

Vizita e saj pritet të jetë vendimtare për të bindur të pabindurit e PDK-së që t’i hapin rrugë krijimit të Speciales.

Siç merr vesh KTV-ja, Qeveria mund të provojë të premten kalimin e Speciales, por gjasat më të mëdha janë që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht pas vizitës së Nuland, javën e ardhshme.

Nuland njihet si një prej diplomateve më të rrepta të administratës amerikane. Në një audio-xhirim të publikuar para do kohësh ajo ishte dëgjuar duke e sharë BE-në për shkak të situatës në Ukrainë./telegrafi/përcjell PortaliOnline

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here