Donjeta Sejdiu, vajza ku bashkëdyzohen moda, aktrimi dhe DJ

0

Donjeta Sejdiu e sheh veten në të ardhmen të realizuar si modele. Por thotë se edhe si aktore apo DJ nuk do të ishte keq. Në një intervistë vajza nga Prishtina thotë se moda është një fushë që i fle në zemër. Ajo shprehet se arsyeja pse është e dhënë pas gjuhëve të huaja qëndron në dëshirën e saj për ta shëtitur botën. Sejdiu është e dhënë pas leximit, dhe e bën atë sidomos në ditët me shi. Kosova i pëlqen për natyrën e saj, në Prishtinë ndihet komod, por thotë se do të ishte akoma më mirë sikur edhe njerëzit të ishin më të mirë.

Kush është Donjeta jashtë fushës së modës?

Donjeta jashtë fushës se modës është një vajzë si krejt tjerat me një jetë normale.

Pse merrni me modelim?

Me modelizëm merrem sepse më fle në zemer moda dhe që si fëmijë e kam dashur.

Çfarë synoni të arrini duke u marrë me këtë aktivitet?

Synoj të bëhem një yll në New York.

Pse keni zgjedhur të shkoni në shkollë për gjuhë të huaja dhe cili është drejtimi që mendoni ta studioni?

Arsyja pse unë kam vendosur të merrem me gjuhë të huaja është, sepse dua ta shëtisë të gjithë boten dhe i dua të gjitha gjuhët në këtë botë.

A i kushtoni kohë leximit?

Leximit i kushtoj shumë kohë, sidomos në kohët me shi.

Keni ndonjë idol që iu pëlqen dhe iu frymëzon?

Idoli im është Marilyn Monroe.

Cili është mashkulli ideal për juve?

Mashkulli ideal për mua besoj se do jetë vetëm në parajsë.

Për çfarë ju pëlqen Kosova dhe për çfarë jo?

Në Kosovë më pëlqen natyra, përkatësisht më pëlqejnë disa pjesë malore. Më duhet të mendoj më shumë e më gjatë se çfarë më pëlqen më shumë.

A ndiheni mirë në Prishtinë dhe a to ta ndërronit me një qytet tjetër për të jetuar?

Prishtina është mjaft vend i mirë dhe ka filluar të bëhet dhe më i mirë, por të ishin njerëzit më ndryshe do ishte dhe më mirë. Besoj se Prishtinën nuk do e kisha ndërruar me ndonjë qytet tjetër në Kosovë.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Planet e mia për të ardhmen janë të jem modele në New York. Gjithashtu dhe një aktore, por dhe një DJ nuk do ishte keq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here