Donis Avdiaj mund të luaj me Gjermaninë U-21 ndaj Serbisë

0

Talenti nga Kosova, Donis Avdijaj, nuk e ka ndërmend që ta presë FSHF-në. Gazmend Kajtazaj, i afërm i familjes Avdiaj, njofton për sportal.al se Donisi pritet që të debutojë në qershor me Gjermaninë U-21, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian ndaj Serbisë. “Familja e Donisit i është lutur FSHF-së, por ata nuk po e duan. Donis Avdiaj do të luajë më 17 qershor kundër Serbisë. Jemi në kontakte të vazhdueshme me Federatën e Gjermanisë. Nëse luan për Gjermaninë U-21, gjasat janë të vogla që më pas mund të luaj për Shqipërinë”, ka thënë për sportal.al, Gazmend Kajtazaj. Donis Avdijaj po shkëlqen në kampionatin austriak me Sturm Grazin, ndërkohë që në këtë ekip u huazua nga Schalke. Sulmuesi i Schalke 04, por i huazuar te Sturm Graz, do të thirret nga trajneri Horst Hrubesch për sfidën e 17 qershorit kundër Serbisë, takim që do të luhet në Prague dhe është i vlefshëm për finalet e Euro U-21 (Grupi A).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here