Donika Gërvalla-Schwarz: “Mirë e kanë Stupcat”

0

Donika Gërvalla-Schwarz, e cila është edhe vajza e Jusuf Gërvallës, u ka dhënë të drejtë Stupcave për humorin e tyre.

“Stupcat: „Nuk mund të futen në një thes heronjtë dhe hajnat.
Kjo shtëpi, ky shtet (Kosova) duhet të ndërtohen mbi të drejtën e të vërtetën“.

Mbi 350.000 herë është klikuar brenda 4 ditësh në YouTube, qindra mijëra vetë e kanë ndjekur në TV ndërsa i gjithë vendi debaton rreth tij: „Planit strategjik“ të Stupcave, rreth „heronjve“ dhe hajnave tanë, të cilët i vodhën dhe vazhdojnë t’i vjedhin Kosovës pasurinë dhe dinjitetin.

Stupcat thanë atë që ndërkohë e di gjithkush në Kosovë. Na e kujtuan faktin që heronjtë tanë dhe vendi ynë duhen mbrojtur nga hajnat dhe kriminelët e të gjithë krahëve. Këtyre të fundit nuk duhet t’iu lejojmë më që të fshihen pas dëshmorëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky debat emocional pak ditë para 10-vjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugovës, Presidentit të parë të Kosovës dhe në prag të zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të vendit tregon: kundërshtarët e tyre politik i vranë dhe konkurrentët ekonomik arritën t’i asgjësojnë, mirëpo të vërtetën nuk mundën ta fshehin.

Ky debat i nxitur nga Stupcat i bën mirë shoqërisë sonë, së cilës e vërteta i nevojitet si ajri që thithim. Nuk mund të futen në një thes heronjtë dhe hajnat, thonë Stupcat dhe kanë shumë të drejtë. Shoqëria jonë duhet të çlirohet prej tyre, dhe kjo do të ndodhë së shpejti. Kosova do të marrë frymë më lirë kur të marrin dënimin e merituar për veprat e tyre kriminale ata që shumëkush i mendoi heronj e u bënë hajna.

Të vërtetën ia kemi borxh Kosovës dhe fëmijëve tanë”, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here