Donika Arifi: “Shpresoj të kem sukses kur ta përfaqësoj Kosovën gjatë qershorit në Bullgari”

0

Donika Arifi shpreson që do të ketë sukses kur ta përfaqësoj Kosovën në një konkurs bukurie që mbahet në Bullgari gjatë muajit qershor.

Ajo ka fituar çmimin“Miss Grand Sea Kosova” në organizmimin“Miss dhe Misster Pavarësia”, që u mbajt ditë më parë në Prizren.

Vajza nga prishtina ka treguar se si i pëlqen jeta në Prishtinë, për atë se si lexon gjatë kohës së lirë, se si i pëlqen këngëtarja Rita Ora…

Sa po keni fituar një çmim në organizmin“Miss dhe Misster Pavarësia”. A e keni pritur?

Po, çmimin e kam pritur dhe më vjen mirë që kishte një vlerësim të drejtë nga juria profesionale.Çmimi që mora ishte “Miss Grand Sea Kosova”.

Kush është Donika jashtë fushës së prezantimit të bukurisë?

Donika është një vajzë e thjeshtë. Jam nga Prishtina dhe jetoj në këtë qytet. Këtë vit jam maturante.

Në sa ngjarje të bukurisë keni marrë pjesë deri më tash?

Në dy ngjarje pasi kam filluar të merrem me këto aktivitete.

Cili është suksesi më i madh deri tash?

Afërsia dhe njohja me fytyra publike.

Çfarë synoni të arrini duke u marrë me këtë aktivitet?

Ta përfaqësoj Kosovën ne të gjitha garat e bukurisë. Në qershor do të jem në një organizim në Bullgari, ku do ta përfaqësoj Kosovën, dhe ku shpresoj të kem sukses.

A i kushtoni kohë leximit?

Po. Saherë që kam kohë të lirë më pëlqene dhe të lexoj.

A merreni edhe me modelim?

Po.

Çfarë drejtimi do të studioni?

Shkencat Kriminalistike.

Keni ndonjë idol?

Rita Ora.

Cili është mashkulli ideal për juve?

Nuk kam ndonjë përgjigjje.

A ju pëlqen Prishtina dhe a do ta ndërronit me një qytet tjetër për të jetuar? -Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Më pëlqen shume dhe nuk mendoj ta ndërroj me asnjë qytet tjetër.

Cilat janë plant tuaja për të ardhmen?

Te studioj, të merrem me aktivitete të lira si p.sh Modelizem, Gara bukurie…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here