Donald Trump: Bëjini Miss Colombia dhe Miss Philippine “bashkfituese”

0

Donald Trump, kandidati presidencial i republikanëve në SHBA, mendon se Miss Colombia, Ariadna Gutierrez-Arévalo dhe Miss Philippines, Pia Alonzo Wurtzbach do të duhej të emëroheshin “bashkfituese” në dritën e kurorëzimit të gabuar të natës së diel.

Miss Columbia ishte përshkurtazi e emëruar si fituese para se nikoqiri Steve Harvey ta përmirësoi veten e tij dhe të tregoj se fituese ishte Miss Philippine.

Në shoun “Today” në NBC të hënën në mëngjes Matt Lauer e ka pyetur Trumpin se cila do të ishte zgjidhja e tij.

“Do të ju tregoj se qka mendoj se do të bëja. Mendoj se do t’i bëja ato bashkfituese, kjo do të ishte shumë simpatike”, ka thënë Trump.

Donald Trump ka qenë i përfshir në eventin Miss Universe por ishte divorcuar me rrjetin televiziv NBC për këtë konkurs bukurie pas disa deklaratave atakuese ndaj emigrantëve të paligjshëm në Amerikë.

Trump ka theksuar se po të ishte ende i përfshirë në Miss Universe nuk do të kishte ndodhur gabimi që ndodhi në shpallje të fitueses.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here