Dokumenti sekret i MPJ të Maqedonisë provonte se Mirsad Ndreca dhe Beg Rizaj ishin të arrestuar e jo të vrarë

0

Një dokument i lëshuar nga ministria e jashtme e Maqedonisë për ambasadën e Kosovës më 12 maj e verteton plotësisht këtë dilemë. Televizion kombëtar në shqip Alsat M ka siguruar dokumentin nga burime te saj që pretendohet të jetë shkrese zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë me të cilën njoftohet Ambasada e Kosovës në Shkup për identitetin e shtetasve të saj të arrestuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, më 9 maj.
Kjo shkresë drejtuar ambasadës së Republikës së Kosovës hap shumë dilema. Ajo është dërguar me shenjën “shumë urgjente” dhe mban datën, 12 maj. Në këtë letër që pretendohet të jetë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë qëndrojnë emrat e 23 shtetasve të Kosovës nga të cilët tre emra përsëriten nga dy herë. Ajo që hap dilema është fakti se në këtë shkresë zyrtare me të cilën njoftohet ambasada e Kosovës për identitetin e shtetasve të saj të privuar nga liria gjatë aksionit policor në Kumanovë, figurojnë edhe emra të personave të cilët më vonë rezultuan si të vdekur. Bëhet fjalë për Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizaj.
Ja çfarë shkruhet në letrën që pretendohet të jetë zyrtare e MPJ-së drejtuar ambasadës së Republikës së Kosovës:
“Ministria e punëve të jashtme e RM-së shpreh respektin e lartë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup dhe ka nderin të ndajë me ju informacionin e Ministrisë së punëve të brendshme të RM-së, sipas së cilës, më 9 maj të vitit 20015, në stacionin policor në Kumanovë , për shkak të kryerjes se veprave penale në territorin e Maqedonisë, janë privuar nga liria shtetasit e Kosovës:
Fadil Elshani,Esat Kafixholu,Demë Shehu,Andi Krasniqi ,Muhamed Krasniqi ,Shefqet Avaci,Hajrush Avdija,Betim Kabashi,Genc Sefa,Landrit Rustemi,Beg Bajra,Fatmir Recica,Sevdail Miftari,Lirim Krasniqi,Bajram Elshani,Sami Ukshini ,Valdet Zeka,Mirsad Kerimi,Demë Shehu ,Sami Ukshini ,Mirsad Ndreca,Beg Rizaj dhe ,Ziadin Krasniqi”.
Në bazë të kësaj liste, rezulton se emrat e Sami Ukshinit dhe Dem Shehut përmenden nga dy herë si dhe Muhamed Krasniqi i cili ka dhënë edhe identitetin e tij të dytë, Andi Krasniqi që mbajnë të njëjtat të dhëna të lindjes dhe vendbanimit të tij.
Çfarë ka ndodhur me Mirsad Ndrecajn dhe Begë Rizajn mbetet të përgjigjen institucionet e vendit të cilat i paraqitën si të vdekur gjatë aksionit policor në Kumanovë, së bashku me 8 persona të tjerë: Xhafer Zymeraj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Arben Rexhaj, Sami Kastrioti, Hisen Rushiti, Fatlum Vishesela dhe Nusret Kaloshi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here