Dokumenti konceptual i MD-së për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme parasheh konfiskim edhe pa aktgjykim dënues

0

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur dokumentin konceptual për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme përkatësisht fushës “Anti-mafia”. Pas formimit të grupit punues për të përgatitur dokumentin konceptual për fushën e pasurisë së pajustifikueshme, përkatësisht fushën “anti-mafia”, grupi punues në pajtim me mandatin e tij dhe sipas legjislacionit përkatës ka hartuar koncept dokumentin.
Pas analizës së bërë të legjislacionit në fuqi të kësaj fushe, grupi punues ka rekomanduar që të hartohet ligj i ri, i cili do të përcaktojë mundësinë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme edhe pa aktgjykim dënues për kategori të caktuara të veprave penale.
Dokumenti konceptual aktualisht është dërguar për konsultime, dhe Ministria e Drejtësisë i mirëpret komentet dhe propozimet e akterëve relevant në mënyrë që sa më parë të finalizohet ky dokument konceptual me rekomandimin për nxjerrjen e ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ministria e Drejtësisë është zotuar se këtë çështje do ta trajtojë me prioritet të veçantë dhe pas aprovimit të këtij koncept dokumenti, në konsultim me të gjithë akterët relevant vendorë dhe ndërkombëtarë do ta hartoj ligjin e ri dhe të njëjtin do të procedoj tutje.
Grupi punues udhëhiqet nga Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, prokurori, Shqipdon Fazliu. Nw kuadwr tw këtij grupi janë edhe përfaqësuesw të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësuesw nga Këshilli Gjyqësor, përkatësisht gjyqtarë të Departamentit të Krimeve të Rënda, përfaqësuesw, nga Këshilli Prokurorial, përkatësisht prokurorë të departamentit të Krimeve të Rënda, përfaqësuesw nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here