Djali i Xhafer Zymberit: “Nuk dimë gjë për babain, tha se po shkonte në Shqipëri e jo në Maqedoni

0

Djali i Xhafer Zymberit, për të cilin është raportuar se është vrarë së fundi në Maqedoni, ka thë për mediat se nuk dinë asgjë si familje për prindërin e tyre. Sipas tij, babai i tij nuk ka pasur kurrfarë lidhje me Maqedoninë e as që e ka përmendur ndonjëherë problemin e shqiptarëve atje. Sidoqoftë si familje duke qenë se informacioni i vetëm që kanë për të janë prej mediumeve, janë të shqetësuar për informatat që ato po plasojnë.

“Ati im para dy javëve më ka thënë se po shkoj deri në Shqipëri dhe që nga ajo kohë më nuk kemi pasur ndonjë kontakt me të, deri sa e pamë në lajme për të në Maqedoni. Të them të drejtën këto janë lajme shqetësuese për familjen se nuk dimë as ne diçka të saktë. Ai është nisur për Shqipëri dhe asgjë tjetër nuk dimë.

Ne nuk kemi kontaktuar me të brenda këtyre dy javëve asnjëherë. Ai nuk ka pasur asnjë shok në Maqedoni madje nuk e ka përmendur asnjëherë Maqedoninë. Ai nuk ka pasur ndonjë shoqëri as me prestarët e UCK-së. Ai asnjëherë nuk ka diskutuar për shqiptarët dhe problemet në Maqedoni”, ka thënë djali i tij.

Ndërkohë ai ka shtuar se edhe pse telefonat po i bëjnë ai nuk po e hap atë.

“Telefonat po i bëjnë por nuk po hap tash e dy javë nuk kemi kontaktuar me të. Në familjen tonë jetojmë unë me vallun, motrën dhe nënën. Ne kemi informacione nga mediet që është identifikuar si i vdekur mirëpo nuk e dimë saktë.

Nuk kemi marrë informacione zyrtare e as trupi i tij nuk na ka ardhur. Askush, as polici askush nuk na ka dhënë asnjë lajm për të. Asnjë informacion nuk kemi për të. Ne jemi interesuar për të shkuar në Prishtinë për të pyetur për ndonjë informacion shtesë mirëpo asgjë nuk kemi marrë”, ka thënë djali i Xhafer Zymberit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here