Djajtë e avokatit

0

Arianit Koci

1.
“Mbrojtësi i vrasësit të nënës dhe fëmiut” – thonin në mënyrë pezhorative dy pjesëtaret e shoqërisë civile, në debat me mbrojtësin e Pjetër Ndrecajt.

Nuk është hera e parë që në publik demonizohen avokatët, për punën që e bëjnë.

2.
Shkurtimisht po tentoj me ju tregu pse puna e avokatit është e dobishme për shoqërinë:

a) Sipas korpusit tonë penal dhe të shumicës së vendeve demokratike, kryerësi i supozuar i veprave të rënda penale, nuk mund të gjykohet pa praninë e avokatit.

Thënë këtë, për krime të rënda, pa mbrojtës, nuk mund të zhvillohet procedura penale.
Rrjedhimisht, as i akuzuari nuk mund të gjykohet.
Për më tepër, nëse të gjithë avokatët refuzojnë t’i mbrojnë kryerësit e veprave të rënda penale, të njejtit nuk do të mund të gjykoheshin fare.

b) Të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet pozitive, i kanë edhe kryerësit e veprave penale.
Mohimi i atyre të drejtave, na barazon neve me ata – kriminelët.

c) Avokati e ka në përshkrim të punës mbrotjen e individit, me të gjitha mjetet e parapara ligjore.
Shpesh është personi i vetëm që është pranë të akuzuarit, madje edhe në rastet kur familja e kriminelit të supozuar heq dorë prej tij.

d) Mos të harrojmë: jo gjithmonë Prokuroria ka të drejtë. Roli i avokatit është që t’ia lehtësojë punën gjykatës, duke ia treguar edhe anën tjetër të medales.

3.
Kredibiliteti i avokatit te ne, është në nivelin më të ultë të mundshëm. Pjesërisht i kemi fajet edhe vetë ne avokatët.

Sidoqoftë, avokatët janë hallkë e pazëvendësueshme në sistemin e drejtësisë.

Prandaj, avokatët jokredibilë, janë pasqyrë e një drejtësie dhe shoqërie jokredibile.

P.s.
Natyrisht, nuk do të komentoj fare për argumentet dhe nivelin e debatit. Nuk është punë e imja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here