Djali që u gjet i vdekur në Mitrovicë ishte portier

0

Blerim Behrami, dymbëdjetëvjeçari që u mbyt dje, ishte portier i skuadrës U-13 të KF Australia. Drejtori i KF Australia, Jeton Ujkani ka shprehur dhembjen për humbjen e anëtarit të klubit dhe në emër edhe të shokëve të gjeneratës i ka shprehur ngushllime të sinqerta familjes, por edhe skuadrës ku ai është aktivizuar, transmeton MitrovicaToppress. “Blerimi ishte një djalosh shumë i shoqërueshëm, punëtor dhe i përkushtuar në futboll, ai ishte pjesë e gjeneratës U-13 dhe ishte portier me perspektivë, por që fatkeqsisht ndarja nga jeta e la pa karrierë sportive. Me këtë rast KF Australia i ngushllon nga zemra familjen Behrami dhe uron që ai të prehet në xhenet, ndërkohë që në nderim të kujtimikt të tij, nuk do ketë asnjë aktivitet sportiv për ansjë nga grupmoshat. Menagjmenti i ngushllon të gjithe futbollistët dhe stafin e trejnerëve për humbjen e futbollistit Blerim Behrami i cili la gjurmë në kujtesën tonë me sjelljen dhe dashurinë që na transmetoi tek të gjithë ne”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here