Ditën mësuese, natën pornostar

0

Një mësuese gjimnazi në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerkiës,  ka dhënë dorëheqjen, pasi është zbuluar jeta e saj e dyfishtë.

Kristin Sundman, mësuese në gjimnazin “Theodore Roosevelt” në Ohajo, ditën ushtronte profesionin fisnik të mësuesisë, e ndërsa natën, ajo ushtronte profesionin e dytë, atë të një pornostari.

Sipas “Daily Mail”, në shumë faqe pornografike ndodheshin foto dhe video të saj, ndërsa ajo ndodhej e zhveshur dhe kryente akte seksuale mbi veten apo dhe me persona të dy gjinive.

Në momentin kur jeta e dyfishtë e 31-vjeçares u zbulua, ajo nuk është më pjesë e stafit edukativ të gjimnazit. Ndërkohë, drejtori i shkollës është shprehur se nxënësit nuk kanë qenë të përfshirë dhe se “Kristin ka qenë një punonjëse e shkëlqyer”.

Tashmë mësuesja me më shumë klikime në botë, ka mbyllur çdo llogari prej pornostari. Ky nuk është rasti i parë që është zbuluar në Amerikë, pasi ka patur edhe raste të tjera të ngjashme, që kanë patur ndikim negativ në figurën e mësuesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here