Ditë jo e mirë e xhudisteve tona sot në Evropian

0

Distria Krasniqi do të kërkojë vetëm medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.

Xhudistja do ta kërkojë të bronztën përmes repesazhit, në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Krasniqi shënoi dy fitore dhe një humbje.

Raundin e parë e kaloi pa luftë. Në të dytin mposhti Aisha Gurbanli të Azerbajxhanit, ndërsa në çerekfinale u mposht nga francezja, Shirine Boukli.

Në repesazh mposhti rusen Irina Dolgova.
Distria në luftën për medalje ndeshet me francezen, Melanie Clement.

Sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila shënoi një fitore dhe një humbje në kategorinë deri në 57 kg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here