Ditë Dialogu/ Dialogu i parë i Landit gjerman të NRW në Shqipëri dhe Kosovë

0

MIMOZA KELMENDI

Themelet e një bashkëpunimi  më të gjerë ekonomik gjermano -shqiptar  veçanërisht me landin NRW u hodhën qysh në nëntorin e vitit 2013, kur në qytetin e Esenit u zhvillua Konferenca e parë ekonomike gjermano shqiptare. Kjo Konferencë u mbajt me iniciativën e Shoqatës Integrative Gjermano – Shqiptare, IDEAL – nën drejtimin e zonjës Anduena Stephan.

 

Statusi  i vendit anëtar në NATO dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE bën që interesimi i institucioneve gjermanëve për të bashkepunuar me Shqipërine të rritet edhe më shumë. Iniciativa e Kancelares Angela Merkel një vit më parë (gusht 2014) shënoi një pikë kthese në perspektivën e vendeve të rajonit dhe të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit. Gjermania është një prej donatorëve kryesorë të Shqipërisë, që në këta 25 vjet (1990-2015) e ka mbështetur Shqipërinë në fusha të rëndësishme si në sektorin e Energjisë, të furmizimit me uje dhe të menaxhimit të ujrave te ndotura dhe mbetjeve, në infrastrukturë, logjistikë, në sektorin Bankar, në industri ushqimore, farmaceutikë etj.

 

Sekretari i shtetit në ministrinë e Ekonomisë të Renanisë Veriore-dhe Vestfalisë (palatinatit perendimor), Dr. Günther Horzetzky, vlerëson pozitivisht shanset për investime në Shqipëri. Por sipas tij duhen edhe disa kushte: „Besueshmëria është formula magjike, me të cilën mund t’i bindësh me të vërtetë sipërmarrjet për të investuar. Në këtë drejtim ka ndoshta akoma për të bërë në Shqipëri. Neve na nevojiten ligje korrekte, një ligj i arsyeshëm për tatimet dhe një drejtësi e sigurtë“, theksoi ai pas një  takimi muajin e kaluar në Dyseldorf  me ministrin e Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

 

Në një kohë kur vëmendja e Gjermanisë ndaj rajonit është tejet e madhe edhe për shkak të rolit të Shqipërisë si vend koordinator i procesit të Berlinit, më 25-27 mars zhvillohen  për herë të parë „Ditët e Dialogut“ mes Landit gjerman te NRW në Shqipëri dhe Kosovë.  Znj, Anduena Stephan, Konsulle nderi e Shqiperise ne kete Land vë theksin në rëndësinë e angazhimit të këtij Landi por mbi të gjitha të Diasporës së sotme në Gjermani që është një kapital që duhet shfrytëzuar: „Bizneset e diaspores kontribojne mbi 3 miliarde Euro ne GDP e Landit, punesojne me qindra qytetare te tij, ofrojne mundesi praktikash e trajnimi nga me te ndryshmet dhe jane model i integrimit ne kete land, qe integrimin e ka nje nga pikat e tij me te forta“ – thote ajo. „Por ky potencial eshte shfrytezuar shume pak ose aspak nga Shqiperia dhe Kosova, programet dhe projektet mungojne. Dhe pikerisht per kete Shoqata IDEAL dhe Konsullata e Nderit e Shqiperise ne NRW iniciuan keto dite dialogu me institucionet me te rendesishme te Landit, nen shoqerimin e shoqatave me te fuqishme ekonomike gjermano shqiptare aktive ne te”  – komenton me tej ajo.

 

Gjatë qëndrimit në Tiranë delegacioni gjerman i kryesuar nga  zoti Günther Horzetzky, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë, Industrise, Biznesit të mesëm dhe Profesioneve të Landit NRW  do të marrë pjesë në disa Tryeza të rrumbullakta të organizuar në Ambasadën gjermane në Tiranë ne bashkepunim me Ministrine e Zhvillimit Ekonomik, Tregtise, Turizmit dhe Sipermarrjes ne prani dhe te Z. Arben Ahmetaj, ne Ministrine  e Mireqenies Sociale, Punes, Rinise ne pranine  e z. Erjon Veliaj si dhe ne Bashkine e Tiranes ne pranine  e kryebashkiakut  Z. Lulzim Basha. Takime te tjera do te kete dhe me Ministrin e Bujqesise Prof. Dr. Edmond Panariti dhe Ministrin e Mjedisit Z. Lefter Koka. Të pranishëm ne keto tryeza do të jenë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve më të rëndësishme ekonomike  dhe financiare si, Dhoma e Investimeve te Landit, NRW Invest, dhomat e tregtise se Landit te perfaqesuara nga Dhoma e Tregtise e Qytetit te Dortmundit, anetare te Shoqates Tregtare dhe Indistrise Gjermane ne Shqiperi – DIHA, zyres se GIZ ne Shqiperi, Tirana International Airport,  ProCredit Banka Albania, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë -Dortmund, Dhoma e Tregtise dhe Industrise e Tiranes, KFW-Tirana, Lindner Gruppe-Tirana, Deutsche Telekom-Bonn, etj.

 

Temë kryesore e takimit do të jetë bashkëpunimi bilateral mes landit NRW dhe Shqipërisë, mes Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, projekte të përbashkëta në fusha prioritare si industria e minierat apo dhe turizmi e tregtia e produkteve te industries se lehte dhe ushqimore, angazhimi i diasporës shqiptare te ketij Landi ne transferimin e eksperiences unike qe poseidon ky land ne sektoret e mesiperm.

 

Ne tryezën e punes me  Ministrine e Mirëqënies Sociale dhe e Punës nën  drejtimin e ministrit Erjon Veliaj si dhe fondacionit gjerman Friedrich Ebert drejtuar nga Z. Frank Hantke pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi projektet aktuale gjermane, mbi arsimin profesional, rolin e Diasporës në projektet e përbashkëta si dhe do prezantohet modeli i Akademisë së Profesioneve të Dortmundit.

 

Në mbrëmje e 26 marsit, Delegacioni i landit gjerman NRW do të pritet nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha dhe perfaqesues te këshillit bashkiak. Në këtë takim synohet vendosja e urave të bashkëpunimit edhe ne nivel komunal për të ardhmen mes njerit prej qyteteve me te rendesishme te Landit dhe Tiranes.

 

Ditën e premte, 27.03.15,  delegacioni i landit NRW do të vazhdoj Dialogun në Prishtinë me përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe të Ministrisë së Diasporës.

 

Në praninë e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, të ministrit të Diasporës, Valon Murati,  të konsulles së nderit të Shqipërisë, Anduena Stephan dhe të përfaqësuesve të delegacionit te Landit do të zhvillohet një tryezë e rrumbullaktë me temë: Bashkëpunimi bilateral NRW-Kosovë, krijimi i sinergjive me strukturat ekzistuese, transferimi i ekspertizës dhe angazhimi i Diasporës, etj.

 

Në mbrëmje delegacioni gjerman i landit NRW do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës „Urat e Momenteve“ të artistes shqiptare Eda Zari në Teatrin „Oda“. I pranishëm në këtë aktivitet do te jete edhe nenkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu.

 

 

Landi gjerman NRW me kryeqytet Dyseldorfin ka rreth 17, 6 milionë banorë. Qeveria e këtij landi drejtohet nga kryeministrja socialdemokrate, Hannelore Kraft. Ky land mbahet si një nga zonat kyçe të industrisë dhe një nga qendrat kryesore ekonomike të Gjermanisë.  Landi NRW arriti në vitin 2012 një  prodhim të brendshëm bruto prej 582,1 miliardë Euro, duke u bërë landi më i fuqishëm ekonomikisht në Gjermani dhe një nga qendrat ekonomike më të rëndësishme në botë. Kontributet gjermane për Shqipërinë që nga viti 1990 arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro. Të gjitha projektet  e bashkëpunimit bilateral kanë për qëllim anëtarësimin sa më shpejt të Shqipërisë në BE dhe forcimin e bashkepunimit duke vene diasporen si ura me optimale lidhese per forcimin e ketij bashkepunimi ne qender te tij.

 

Mimoza Kelmendi

Drejtore – Media  & Komunikacion

IDEAL- Shoqata Integrative Gjermano-Shqiptare, Essen, Gjermani

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here