Ditarët e shkollës “M.Këpuska” i vodhën dhe i zhdukën 8 nxënës të kësaj shkolle, që t’i humbnin gjurmët e suksesit të tyre të dobët

0

 

Policia e Kosovës nga Gjakova ia ka dalë t’i identifikojë ata që i vodhën ditarët e shkollës “Mazllum Këpuska” të Gjakovës para 6 ditësh. Me datën 2.4.2015 zyrtarë të kësaj shkolle në Gjakovë kanë raportuar në Stacionin Policor të Gjakovës për vjedhje të 8 ditarëve nga salla e arsimtarëve të shkollës. Policia e Kosovës sot ka bërë me dije se pas një pune intensive-hetimore, hetuesit e Stacionit Policor të Gjakovës kanë identifikuar të dyshuarit e rastit në fjalë, me ç’rast kanë intervistuar 8 persona të mitur, ku 7 prej tyre janë të moshës 15 vjeçare ndërsa njëri 16 vjeçar e që të gjithë janë nxënës të së njëjtës shkollë. Të miturit e dyshuar janë shoqëruar për në Stacionin Policor të Gjakovës ku janë proceduar sipas kodit të drejtësisë për të mitur dhe të njëjtit kanë pohuar në tërësi veprën penale të kryer dhe se ditarët e vjedhur i kishin asgjësuar duke i djegur tre nga ata dhe pesë të tjerë i kanë hedhur në lumin e quajtur “Krena”. “Bazuar në deklaratat e tyre rezulton se qëllimi ka qenë asgjësimi i ditarëve me qëllim të fshehjes së rezultatit të dobët të notimit dhe mungesat e shumta të tyre”, ka raportuar sot policia.Pas procedimit në Polici me njoftimin e prokurorit të shtetit të miturit e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt. Policia as sot nuk e ka publikuar emrin e shkollës ku është bërë vjedhja e ditarëve, por ka kohë që opinioni e di se bëhet fjalë për shkollën “Mazllum Këpuska” të Gjakovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here