Dita Ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit

0

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit (27 janar) përkujton miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau nga forcat sovjetike në vitin 1945.

Një rol për të shpëtuar hebrenjtë e ka pasur edhe Shqipëria.

Ky shtet, është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore.‪

Për nder të kësaj dite edhe këtë vit, Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri do të organizojë një aktivitet në mjediset e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here