Dita kur vdiq miku i madh i shqiptarëve Aubrey Herbert

0

Më 26 shtator 1923  vdiq Aubrey Herbert; diplomat, udhëtar, oficer zbulimi, studiues, poliglot, politikan – mik i shqiptarëve, jeta e tij lidhet me pavarësinë e Shqipërisë. Dy herë iu ofrua froni i Shqipërisë, por konjukturat politike bënë të mos i pranonte. Nga viti 1911 deri sa vdiq në moshën 43-vjeçare, Aubrey Herbert ishte deputet në parlamentin britanik. Ai u bë nxitës i pasionuar i pavarësisë së Shqipërisë, pasi vizitoi vendin për here të pare në vitin 1907. Gjatë qëndrimit në Tiranë ai u bë mik i Esad Pashës. Kur delegatët shqiptarë shkuan në Konferencën e Londrës 1912-1913 ata gjetën ndihmën e Herbertit si  këshilltar. Një nga personat me të cilët Aubrey Herbert mbajti kontakte të vazhdueshme ishte albanologia Edith Durham. Ai gjithmonë ishte mbrojtës i të drejtave të kombeve të shtypur, dhe kundërshtonte politikën qeverisë Britanike lidhur me Irlandën. Aubrey Herbert ishte edhe poet; ja një pjesë  nga poezia
“To R. – at Anzac”
(shqipërim);
“I le vreshtat e tua, verë ëndërrove
në tokë të ëndërruar.
Qytetet vezulluese ku katedralet lartësohen.
Anzakun ku për aq shumë gjëra folëm, i le.
Dhe tani fle me shokët nën rërë.
Ti që jetove për paqe e luftë
Dhe grindje të vogla nuk njohe;
Jetën për hir të atyre që udhëhoqe e dhe,
Ashtu sic bën rinia me monedhën e florinjtë,
Që e hedh lart në një ditë me diell.
….Mirë u Pafshim!
Është Armageddon.
Ti vreshtin tënd nuk do t’a krasitësh më.
S’do shijosh kripën e erërave të detit.
As këngën e Rhinit më s’do t’a dëgjosh.
Me miqtë dhe armiqtë do flesh
Derisa të bien trumpetat
Fronet e mbretërve të hapen
Dhe pirgjet trojane t’rrafshohen.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here