Dita kur Mona Liza u ekspozua për herë të parë

0

Më 8 janar 1963 Mona Lisa e Leonardo da Vinçit ekspozohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Uashington , DC. Mbi 2 mijë personalitete, duke përfshirë presidentin John F. Kennedy, shkuan atë mbrëmje për të parë pikturën e famshme. Ditën tjetër, ekspozita u hap për publikun, dhe gjatë tre javëve të ardhshme rreth 500 mijë njerëz erdhën për të parë atë. PastaJ, Mona Lisa u ekspozua Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, ku u pa një milionë njerëz të tjerë. Leonardo da Vinci, një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes italiane, e kishte realizuar pikturën në vitin 1504. Mona Lisa është portret i gruas së fiorentinasit të pasur Francesco del Gioconda. E njohur edhe si La Gioconda, piktura tregon një grua, portret, me një shprehje enigmatike të fytyrës që është edhe e ftohtë edhe tërheqëse. Zonja e Parë Jacqueline Kennedy dhe ministri francez i kulturës, Andre Malraux, me ndërhyrjen e tyre pranë zyrtarëve të Muzeut të Luvrit në Paris, bënë që Mona Lisa të vinte në Shtetet e Bashkuara për t’u ekspozuar përkohësisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here