Dita kur Fan Noli e la Shqipërinë për të mos u kthyer kurrë më

0

Pikërisht më 27 dhjetor 1924 Fan Noli, i shoqëruar nga një personel prej mbi 70 vetësh, përfshi ministrat e qeverisë së tij, i hypën anijes në Vlorë, kalon ngushticën e Otrantos dhe mbërrin në Brindizi. Mes atyre që ikën me peshkop Nolin, dhe që u përhapën nëpër kryeqytetet e Evropës, ishin sekretari i tij personal, Sejfulla Malëshova, Lazar Fundo dhe Tajar Zavalani; këta të tre nga Brindizi shkuan në Moskë; Mustafa Kruja shkoi në Romë, dhe Ali Bej Këlcyra u vendos në Paris. Më 30 dhjetor, Fan Noli shkoi në Romë dhe në takime me zyrtarë të qeverisë italiane dhe gazetarë, shprehu çudi dhe keqardhje që Italia nuk e kishte mbështetur atë kundër Zogut dhe jugosllavëve. Ish-kryeministri Noli deklaroi se do të kthehej në Amerikë, dhe kurrë nuk do të merrej më me politikë; katër vjet pjesmarrës në politikën shqiptare ishin shumë, e kishin lodhur dhe zhgënjyer atë. Nga Roma, Noli shkoi në Vjenë, pastaj në Amerikë, por në Shqipëri nuk u kthye kurrë më.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here