Dita e sotme ka nis me lëkundje tërmeti në Shqipëri-epiqendër, Shkodra

0

Qyteti i Shkodrës është lëkundur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një tërmet me magnitudë 2.6 ballë të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 11 kilometra në jugperëndim të fshatit Dedaj.

Lëkundja ka qenë e lehtë dhe është ndjerë shumë pak në qytet, por edhe në zonat përreth, ndërsa deri tani nuk ka raportime për dëme.

Viti 2018 ka qenë i mbushur me lëkundje sizmike të tokës në Shqipëri, ku janë regjistruar disa tërmete, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here